TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FBI-ja ka nisur një hetim ndaj një gruaje ukrainase, e cila pretendonte se ishte pjesë e familjes së famshme Rothschild dhe shpesh ishte bërë pjesë e festave të ish-presidentit Donald Trump në rezidencën Mar-a-Lago.
Inna Yashchyshyn 33-vjeçare është me origjinë nga Ukraina, por ajo përdorte emrin e Anna de Rothschild si një biznesmenë.
Në disa raste, në vitin 2021, por edhe gjatë këtij viti, ajo u bë pjesë e organizimeve ku të pranishëm ishin senatorë si Lindsey Graham, Kimberley Guilfoyle, ish-guvernatori i Misurit Eric Greitens dhe donatori i Trumpit Richard Kofoed, raporton Business Insider.
Gjithashtu, ajo ka bërë edhe foto me Donald Trump në fushën e golfit.
Raporti i fundit vjen në një kohë kur FBI bastisi rezidencën e ish-presidentit në Mar-a-Lago.
Yashchyshyn është shtetasja e dytë jo amerikane, e cila dyshohet se ka qenë e infiltruar në Mar-a-Lago. Në vitin 2021, Yujing Zhang me origjinë kineze u dënua për shkelje, pasi në vitin 2019 kishte arritur të futej në rezidencë si e infiltruar.

