BOTA, 28 Gusht 2022, 21:17

Anijet luftarake amerikane kaluan në ngushticën e Tajvanit, Kina nuk humbet kohë, vendos trupat në gatishmëri të lartë

Anijet luftarake amerikane kaluan në ngushticën e Tajvanit, Kina nuk

Trupat kineze janë vënë në gatishmëri të lartë që nga dita e djeshme pasi dy kryqëzorë të marinës së Shteteve të Bashkuara të armatosur me raketa të drejtuara lundruan nëpër ngushticën e Tajvanit.

“Dy anijet luftarake, USS Antietam dhe USS Chancellorsville, kryen një “transit rutinë të ngushticës së Tajvanit” nëpër ujëra, ku “liritë e lundrimit dhe mbikëqyrjes zbatohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha flota e 7-të e SHBA.

Tetë anije luftarake kineze dhe 23 avionë ushtarakë u panë në afërsi ndërsa anijet do të kalonin përmes ngushticës, tha ministria e mbrojtjes e Tajvanit, nga pesë anije detare dhe 21 avionë një ditë më parë.

Ky është edhe kalimi i parë përmes ngushticës nga luftanijet amerikane që nga vizita e Nancy Pelosit në Tajvan , vizië që shkaktoi një përgjigje të furishme nga Pekini, e cila rezultoi në ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë duke bllokuar efektivisht ishullin e vetëqeverisur në fillim të këtij muaji.

Shi Yi, një zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, tha se ushtria kineze do të “monitoronte dhe ruante” dy kryqëzorët e klasit Ticonderoga dhe kishte forca në gatishmëri “të gatshme për të penguar çdo provokim”.