BOTA, 28 Gusht 2022, 21:00

Batalioni çeçen mobilizohet në radhët e Ukrainës: Ne po luftojmë të njëjtin armik

Batalioni çeçen mobilizohet në radhët e Ukrainës:

Luftëtarët nga Çeçenia, republika ruse e shkatërruar nga lufta, po marrin pjesë në të dy anët e konfliktit në Ukrainë.

Vullnetarët pro-Kievit janë besnikë ndaj Dzhokhar Dudayevit, liderit të ndjerë çeçen, i cili u priu përpjekjeve të republikës për pavarësi nga Rusia dhe formoi “Batalionin Dudayev”.

Ata janë armiqtë e betuar të forcave çeçene që mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, dhe u bashkuan me trupat ruse në rrethimin e Mariupolit dhe vatrave të tjera të luftës në lindje e jug të Ukrainës.

Një grup i të ardhurve të rinj çeçenë, shumë prej të cilëve jetojnë në Evropën perëndimore, po trajnohen në një poligon të improvizuar jashtë Kievit përpara se të nisen drejt lindjes.

“Ne po luftojmë të njëjtin armik që po vriste njerëzit tanë në Çeçeni, në dy luftëra në Çeçeni, dhe tani të njëjtët kriminelë po vijnë në Ukrainë dhe po vrasin popullin ukrainas”, ka theksuar Maga, vullnetar çeçen.

Në një seancë stërvitore të shtunën, rekrutët e rinj – të gjithë burra myslimanë – bërtisnin “Allah hu Ekber” ose “Zoti është i Madh”.