BOTA, 28 Gusht 2022, 09:47

Festa kthehet në tragjedi në Holandë/ Kamioni përplas për vdekje dy persona dhe plagos tre të tjerë

Festa kthehet në tragjedi në Holandë/ Kamioni përplas

Policia e Holandës njoftoi se së paku dy persona ndërruan jetë dhe tre të tjerë janë plagosur, në periferinë e Roterdamit të shtunën në mbrëmje, kur një kamion ka dalë nga rruga, në momentin që qytetarët bënin barbekju në natyrë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur kamioni, me targa spanjolle, doli nga rruga në Zvingjincedik, rreth 30 km në jug të Roterdamit.

“Kamioni u përplas me një turmë njerëzish që merrnin pjesë në një barbecue të organizuar në lagjen e tyre”, tha policia e Roterdamit në një postim në rrjetet sociale.

Një oficer policie, i pranishëm në vendngjarje tha se së paku dy persona ndërruan jetë. Ai shtoi se policia është në vendngjarje dhe po heton gjithë ngjarjen.

Fotot e marra pas aksidentit lejuan të identifikohej se kamioni i përket kompanisë El Mosca, me seli në Spanjë. Shoferi i kamionit, i cili nuk pati dëmtime, u arrestua.

Deri tani nuk ka dyshime për ndonjë sulm të dyshuar me baza terrori, por hetuesit vijojnë përpjekjet për të zbardhur çdo gjë që ndodhi.