BOTA, 27 Mars 2022, 17:33

Ukraina: Njësitë ushtarake ruse po largohen për t'u furnizuar me trupa dhe armë

Ukraina: Njësitë ushtarake ruse po largohen për t'u

Njësite ushtarake ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për tu rimbushur me personale dhe armë ushtarake, ka thënë ushtria ukrainase.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se ushtarët rusë kanë nevojë për rotacion. Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione, shkruan BBC.

Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi, që cilësohet si vend aleat i Kremlinit.