TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët perëndimorë janë “të gatshëm të bëjnë më shumë” për të ofruar pajisje ushtarake dhe mbështetje për Ukrainën.
Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, duke folur në një konferencë për shtyp më herët në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se ndihma ishte e nevojshme ccdo ditë dhe jo ccdo javë.
Duke folur për agresivitetin e situatës, Kuleba i krahasoi luftimet e zhvilluara në rajonin e Donbasit me Luftën e Dytë Botërore.
“Lufta në Donbas do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha… përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë”, tha Kuleba.
“Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin dhe rezultati i kësaj beteje do të vendoset në fushën e betejës”, shtoi ai.
Donbasi është zona e vjetër e Ukrainës dhe mbahet për prodhimin e qymyrit dhe çelikut.