BOTA, 7 Prill 2022, 13:40

Zelensky thirrje Perëndimit: Refuzoni naftën e Rusisë!

Zelensky thirrje Perëndimit: Refuzoni naftën e Rusisë!

Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet e tij për vendet në Perëndim që të “vendosin Rusinë para drejtësisë” duke refuzuar naftën ruse dhe duke bllokuar plotësisht bankat ruse nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Volodymyr Zelensky deklaratat i bëri përmes një përkthyesi në Parlamentin grek në Athinë.

BE-ja po propozon një ndalim të qymyrit rus. Por disa shtete anëtare po rezistojnë për të shkuar më tej, sepse ata mbështeten shumë në energjinë ruse.

Ndalimet e naftës dhe gazit nuk janë pjesë e propozimeve të fundit të sanksioneve.

“Ata që shantazhojnë Evropën me krizën ekonomike dhe energjetike gjithmonë humbasin”, tha Zelensky.

“Le të jemi të sinqertë, që në fillim veprimet e Rusisë ishin të drejtuara jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër Evropës.”