TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Polonia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë me akuzën se kanë spiunuar në favor të Bjellorusisë.
Ata rrezikojnë të dënohen me dhjetë vjet burg nëse shpallen fajtorë, tha të mërkurën një zyrtar nga prokuroria rajonale në Poloni. Tensionet janë rritur mes fqinjëve për krizën e emigrantëve, për të cilën Bashkimi Evropian dhe Polonia thonë se është krijuar nga Bjellorusia, një akuzë që Minsku e mohon.
BE-ja akuzon gjithashtu Bjellorusinë për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, raporton Reuters.
“Të dyshuarit dëgjuan akuza për spiunazh në emër të shërbimeve të inteligjencës Bjelloruse,” thuhet në deklaratën e prokurorit rajonal në Poznan, Polonia perëndimore.