TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SHBA ka bërë të ditur se është në gjendje të indentifikojë njësitë ushtarake ruse, që kryen mizoritë në Bucha, Ukrainë. Sipas një zyrtari amerikan identifikimi i personave të përfshirë mbetet një prioritet jashtëzakonisht i lartë për komunitetin e inteligjencës amerikane.
Mbledhja dhe analizimi i rrymave të inteligjencës duke përdorur të gjitha mjetet dhe asetet e disponueshme që kur mizoritë dolën në dritë dhe SHBA është në pikën e ‘ngushtimit’ të përgjegjësisë.
Nuk është e sigurt që SHBA do t’i shpallë publikisht gjetjet e saj dhe mund të merret një vendim për t’ia lënë Ukrainës.
SHBA po analizon gjithashtu tregues të mundshëm se më shumë se një njësi ruse ose grup luftëtarësh ishte në Bucha gjatë kohës kur ndodhën mizoritë.