TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka bërë të ditur se SHBA po ndihmon forcat ukrainase për të kryer operacione në rajonin e Donbasit.
Duke folur para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Austin u pyet nëse SHBA po ofronte inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të kryente sulme kundër forcave ruse në rajonin e pushtuar Donbas ose Krimenë e pushtuar.
“Ne po u ofrojmë atyre ndihmë për të kryer operacione të tilla … në Donbas. Kjo është e vërteta”, tha Austin në përgjigje të pyetjes nga senatori Tom Cotton.
Austin nuk e përmendi Krimenë në përgjigjen e tij. Ndërsa vuri në dukje se SHBA po i jep një shtytje të madhe Ukrainës që të nisë sulmet kundër forcave ruse në këto zona. Kjo është hera e parë që një zyrtar amerikan ka pranuar publikisht rolin e SHBA-ve në operacionet e Ukrainës në rajonin e kontestuar të Donbasit, ndërsa luftimet janë zhvendosur nga kryeqyteti i Kievit drejt Ukrainës juglindore.
“Ne vazhdojmë të ofrojmë informacione të dobishme dhe inteligjencë për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për CNN pas komenteve të Austin.
“Ndërsa kjo luftë po shkon drejt rajonit të Donbasit, ne do të sistemojmë përmbajtjen dhe rrjedhën tonë të informacionit sipas nevojës” u shpreh Austin.
Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë pranoi se SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës “sasi të konsiderueshme informacioni të detajuar” në lidhje me planet dhe lëvizjet e Rusisë.