BOTA, 25 Shtator 2025, 17:35

Udhëtimi i Erdogan drejt Uashingtonit, Trump i bën gjestin e veçantë Presidentit turk para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Udhëtimi i Erdogan drejt Uashingtonit, Trump i bën gjestin e

Pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan udhëtoi drejt Uashingtonit për të zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidentin amerikan Donald Trump.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti i veçantë i Trump-it për të mikpritur Erdoğan dhe bashkëshorten e tij në Blair House – rezidencën e njohur zyrtare të mikpritjes së udhëheqësve të huaj, që nuk përdoret shpesh.

Ky akt konsiderohet si një simbol i marrëdhënieve të ngrohta dhe respektit të veçantë midis dy liderëve dhe vendeve të tyre. Në momentin që Erdoğan dhe Emine Erdoğan mbërritën në Blair House, një numër i madh qytetarësh turq dhe media lokale shfaqën interes të madh, ndërkohë që Shërbimi Sekret amerikan kishte marrë masa të rrepta sigurie.

Takimi zyrtar në Shtëpinë e Bardhë pritet të jetë i rëndësishëm dhe do të përqendrohet në çështjet e Gazës dhe Sirisë, ndërsa pas tij dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.