TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia izraelite tha të hënën se kishte arrestuar një person të dyshuar, që kërcënoi publikisht se do të vriste kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Policia tha se pak para fillimit të festimeve të Vitit të Ri Hebraik të hënën në mbrëmje, një burrë rreth të 40-ave nga qyteti jugor izraelit Kiryat Gat, hyri në stacionin lokal të policisë dhe tha se do ta vriste Netanyahun.
“I dyshuari u tha oficerëve se planifikonte të blinte një armë dhe të qëllonte kryeministrin tre herë”, shtoi policia.
Ai u arrestua dhe pritet të akuzohet sot. Policia planifikon të vazhdojë ndalimin e tij derisa të përfundojë procesi ligjor.
Izraeli është përfshirë në një luftë në Gaza që prej sulmeve të Hamassit më 7 tetor 2023.
Militantët e Hamasit ende mbajnë 48 pengje, 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë, dhe familjet e tyre po i kërkojnë qeverisë izraelite të arrijë një marrëveshje që do t’i kthejë ata.