BOTA, 25 Shtator 2025, 16:42

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër

Përjashtimi i mundshëm i Izraelit, UEFA vendos javën tjetër

Klubet dhe ekipet kombëtare të Izraelit mund të përjashtohen nga UEFA javën e ardhshme.

Siç u raportua për herë të parë nga The Times, aktualisht po planifikohet një takim i jashtëzakonshëm javën e ardhshme, me komitetn  ekzekutiv të UEFA-s që do të diskutojë këtë temë për të marrë një vendim sa më shpejt të jetë e mundur.

Izraeli, i cili ka qenë anëtar i plotë i UEFA-s që nga viti 1994, është përballur me kritika gjithnjë e në rritje për sulmet në Gaza.

Vlen të theksojmë se një raport i publikuar nga një komision i pavarur i OKB-së arriti në përfundimin se Izraeli ka kryer dhe vazhdon të kryejë gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Lëvizja për të ndaluar Izraelin të marrë pjesë në gara sportive ka gjetur mbështetje brenda shoqatave anëtare të UEFA-s, por jo vetëm.

Javën e ardhshme pritet vendimi përfundimtar nga UEFA sa i takon përjashtimit të Izraelit nga garat.