BOTA, 19 Maj 2025, 19:55

Trump reagon për herë të parë pas telefonatës me Putinin: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Trump reagon për herë të parë pas telefonatës me

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka bërë një postim në platformën Truth Social pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi sot me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai thotë se beson që telefonata shkoi “shumë mirë”, duke shtuar se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës”.