BOTA, 18 Maj 2025, 21:03

Sulm me thikë në Gjermani, raportohet për 5 të plagosur! Policia në kërkim të autorit

Sulm me thikë në Gjermani, raportohet për 5 të plagosur!

Një sulm me thikë është regjistruar këtë të dielë në Bielefeld të Gjermanisë.

Një 35-vjeçar ka sulmuar me thikë kalimtarë rastësorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë qytetarë.

Mediat gjermane bëjnë me dije se katër prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas policisë, të plagosurit janë të moshës midis 22 dhe 27 vjeç dhe vijnë nga Bielefeld dhe Gütersloh.

Ndërkohë autoritetet kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Deri më tani, nuk ka prova për një krim të motivuar politikisht, tha një zëdhënëse e policisë.

Policia shpërndarë një foto të të dyshuarit dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë me informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij.

Deri më tani, nuk ka prova për një krim të motivuar politikisht, tha një zëdhënëse e policisë.