BOTA, 19 Maj 2025, 17:50

Joe Biden u diagnostikua me kancer! Mbreti Charles i dërgon ish-presidentit mesazh mbështetjeje për luftën kundër sëmundjes

Joe Biden u diagnostikua me kancer! Mbreti Charles i dërgon ish-presidentit

Mbreti Charles i dërgoi një mesazh Joe Biden pasi ish-presidentit amerikan iu diagnostikua me një formë agresive e kancerit.

Mbreti Charles, i cili është ende duke u trajtuar për kancer, shprehu mbështetjen e tij dhe i dërgoi urimet më të mira Joe Bidenit nëpërmjet një letre, sipas gazetës Sun.

Kujtojmë se Joe Biden mori pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në shtator 2022, por nuk ishte i pranishëm në kurorëzimin e Charles në maj 2023 dhe u përfaqësua nga gruaja e tij, Jill.

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, u diagnostikua me një formë “agresive” të kancerit të prostatës, që tashmë është përhapur në kocka, thuhet në një deklaratë të zyrës së tij të publikuar të dielën.

Ai dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët.

Biden u diagnostikua të premten, pasi kishte shfaqur simptoma urinare, thuhet në deklaratë.

“Ndonëse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket të jetë i ndjeshëm ndaj terapisë hormonale, gjë që mundëson një menaxhim efektiv”, sqaroi zyra e tij.

Mandati i Bidenit si president përfundoi më 20 janar, kur Donald Trump u betua si president i SHBA-së.