TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.
Trump ka njoftuar se pas kësaj bisede ai ka në plan të kontaktojë edhe Volodymyr Zelenskyn, me të cilin, siç u bë e ditur, ai kishte biseduar më herët, para telefonatës me Putinin.
Sipas Reuters, Putin ka bërë telefonatën nga një shkollë muzike që vizitoi më herët në Soçi, në brigjet e Detit të Zi, ndërsa Trump është në Uashington. Siç raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare, dy liderët janë lidhur përmes linjave të kriptuara dhe në prani të përkthyesve, pasi Putin flet disa anglisht, por përdor vetëm rusisht për negociatat.