TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku paralajmëron vendosjen e tarifave shtesë për vendet që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin, raporton BBC.
Urdhri nuk specifikon normën që mund të vendoset, por përdor 25% si shembull dhe thotë se do të zbatohet për mallrat e importuara në SHBA nga çdo komb që “blen, importon ose fiton drejtpërdrejt ose tërthorazi ndonjë mall ose shërbim nga Irani”.
Trump nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi urdhrin, por përsëriti se “asnjë armë bërthamore” për Iranin kur foli nga Air Force One të premten në mbrëmje.
Kjo vjen në mes të bisedimeve të vazhdueshme midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe iranianë në Oman, pas disa javësh kërcënimesh nga të dyja palët.