BOTA, 6 Shkurt 2026, 12:05

VIDEO/ Trump publikon pamje rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Barack dhe Michelle Obama cilësohen si majmunë

VIDEO/ Trump publikon pamje rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020,

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij, Michelle, paraqiten si majmunë në një video me përmbajtje të cilësuar si konspirative, kushtuar zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Video në fjalë u publikua mbrëmjen e së enjtes nga presidenti Donald Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social.

Videoja, me një kohëzgjatje pak më shumë se një minutë, paraqet atë që cilësohen si “prova” për manipulime gjatë zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat presidenti republikan thotë se i kishte fituar, por iu vodhën.

Pak para përfundimit të postimit, për rreth dy sekonda, shfaqet një video montazh ku fytyrat e buzëqeshura të Barack dhe Michelle Obama janë vendosur mbi trupat e majmunëve, me sfond një xhungël!

VIDEO/ Trump publikon pamje rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020,