TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Moskë. Gjenerallejtënant Vladimir Alekseyev u dërgua menjëherë në spital pas sulmit dhe gjendja e tij ende nuk është e ditur.
Autori i armatosur po e priste jashtë shtëpisë së tij, dhe pasi e qëlloi në shpinë, ka arritur të largohet.
Alekseyev është një figurë e lartë në shtabim e përgjithshëm ushtarak të Rusisë dhe është figura e fundit e lartë ushtarake që është shënjestruar që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.
Ai u vu nën sanksionet e BE-së pasi GRU u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai po ashtu udhëhoqi operacionet e inteligjencës gjatë ndërhyrjes ruse në Siri për të mbështetur udhëheqësin tani të rrëzuar Bashar al-Assad.
Alekseyev u dërgua gjithashtu për të negociuar me Yevgeny Prigozhin, udhëheqësin e grupit Ëagner, gjatë tentativës së tij për kryengritje kundër Vladimir Putin në vitin 2023.