BOTA, 6 Shkurt 2026, 20:12

Milano-Kortina 2026/ Qindra protestues kundër pranisë së ICE në Lojërat Olimpike Dimërore

Milano-Kortina 2026/ Qindra protestues kundër pranisë së ICE

Disa qindra studentë marshuan sot në një protestë në Milano, kundër pranisë së zyrtarëve të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore, në Itali.

Postera me shkrimin “ICE jashtë” mund të shiheshin gjatë tubimit në qendër të qytetit. Protestat u zhvilluan në mënyrë paqësore.

ICE është kritikuar për trajtimin brutal të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një vendimi të urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, që rezultoi në vdekjen e dy qytetarëve amerikanë në qytetin e Mineapolisit.

Agjentët e ICE janë vendosur në Lojërat Olimpike, në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, si pjesë e sigurisë amerikane që mbrojnë zyrtarë të tillë, si zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka theksuar vazhdimisht se personeli i ICE nuk do të vendosej në rrugë.

Ndërkohë, Vance u takua me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Milano. Ai vlerësoi organizatorët e Lojërave Olimpike për punën e tyre.

Rreth 50 liderë ndërkombëtarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë e madhe të hapjes në stadiumin “San Siro” të Milanos sot në mbrëmje, ku presidenti italian Sergio Mattarella do të hapë zyrtarisht edicionin e 25-të të Lojërave Olimpike Dimërore.