TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Matador i Teksasit është goditur nga një tornado e fuqishme, e cila la të vdekur katër persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Tornadoja e pazakontë u shoqërua me erë të fortë dhe goditi komunitetin e vogël prej 600 banorësh, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Lubbock, një nga disa agjenci të përfshira në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonë.
Pamjet nga zona tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe shtylla elektrike të rrëzuara. Gati 25 automjete të shërbimeve të urgjencës ndihmuan në ndriçimin e rrugës së errët në këtë video të publikuar nga departamenti i zjarrfikësve në Lubbock.
Shumica e klientëve në Motley County janë pa energji elektrike, sipas uebsajtit të specializuar PoëerOutage.us. Energjia pritet të rikthehet të premten pasdite për shkak se një nënstacion është shkatërruar nga tornado.