TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e të shtunës në Kiev si dhe në Lviv, raporton BBC.
Shpërthimet në kryeqytetin e Ukrainës, janë konfirmuar nga kryebashkiaku i Kievit.
Me një postim në Telegram, Vitali Klitschko tha se shpërthimet goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.
Sipas tij numri i viktimave nuk dihet ende dhe se ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.
Si në Kiev, shpërthime janë dëgjuar edhe në qytetin Lviv, në Ukrainën perëndimore mëngjesin e sotëm.
Në Telegram, guvernatori Maksym Kozytskyi tha se një sulm ajror kishte ndodhur midis orës 05:46 dhe 07:02 me kohën lokale.
Ai tha se mbrojtja ajrore e Ukrainës ishte në punë, por nuk dha informacion të mëtejshëm se çfarë u godit dhe nëse kishte viktima.