TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij amerikan, Joe Biden, që Shtetet e Bashkuara të caktojnë Rusinë si “sponsor të terrorizmit “, raportoi Washington Post.
Biden nuk u angazhua për veprime specifike gjatë kësaj bisede, raportoi gazeta.
Ky karakterizim mund të bëhet në çdo vend që “mbështet në mënyrë të përsëritur aktet e terrorizmit ndërkombëtar”, shkruan Washington Post, duke cituar një buletin të Departamentit të Shtetit.
Lista që Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë si “shtet terrorist ” aktualisht përfshin katër vende: Korenë e Veriut, Kubën, Iranin dhe Sirinë.