BOTA, 15 Prill 2022, 19:55

“Sheshi i Miqësisë” do të quhet “Heronjtë e Mariupolit”, Kievi vendos të riemërtojë rrugët dhe sheshet e qytetit (Arsyeja)

“Sheshi i Miqësisë” do të quhet “Heronjtë

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, njoftoi këtë të premte se është vendosur nga Këshilli Bashkiak që  të riemërtohen të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të cilat kanë lidhje me Rusinë.

Përmes një mesazhi në Telegram, Klitschko tha se ish-Sheshi i Miqësisë mes Kievit dhe Moskës do të riemërtohet si “Heronjtë e Mariupolit”.

Ai shtoi se emrat e tjerë – si rrugët dhe stacionet e metrosë – gjithashtu do të ndryshohen.

“Sot Këshilli Bashkiak i Kievit miratoi një numër riemërtimesh të objekteve të qytetit, projektvendime për të cilat tashmë janë përgatitur dhe miratuar procedurat e nevojshme. Në Kiev ka ende dhjetëra rrugë dhe objekte me emra të lidhur me agresorin. Riemërtimi i tyre është i rëndësishëm. Prandaj, ne po zhvillojmë emra të rinj që do të mbajnë këto rrugë, rrugë, stacione metroje dhe objekte të tjera”, shtoi ish-kampioni botëror i boksit për pesha të rënda.

Sipas shërbimit ukrainas të BBC-së, ideja e riemërtimit të stacionit hekurudhor të Kievit ishte diskutuar përpara pushtimit të Rusisë, në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.