TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boychenko ka deklaruar se forcat ruse po përpiqen të fshehin krimet e luftës të kryera në Ukrainë. Sipas kryebashkiakut, rusët nuk po i lejojnë banorët që të varrosnin njerëzit e tyre që janë ekzekutuar prej tyre.
Duke folur për BBC-në, kryebashkiaku i Mariupolit i cili iu referua agjencive të inteligjencës ukrainase dhe dëshmive të banorëve të Mariupolit se rusët kanë zhvarrosur disa nga të vdekurit.
“Ata po dalin hapur me krimet që kanë kryer në Ukrainë pas asaj që ndodhi në Bucha dhe Irpin, edhe pse po përpiqen në mënyrën e tyre të fshehin krimet e luftës”, është shprehur ai.
Ai përsëriti gjithashtu pretendimet se rusët kanë sjellë krematoriume të lëvizshme për të asgjësuar kufomat.
Rusët kanë rrethuar dhe bombarduar Mariupolin për gjashtë javë, dhe raportet sugjerojnë se qyteti së shpejti mund të bjerë.
Boychenko tha se Mariupoli mbetet në duart e Ukrainës, por bëri thirrje për më shumë mbështetje ushtarake.
“Sot flamuri ukrainas fluturon mbi Mariupol. Është e vështirë, por djemtë tanë po rezistojnë. Ne kemi nevojë vetëm për armë, kemi mjaft ushtarë. Por duhet të na jepet shansi dhe armatimi”, u shpreh ai.
Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë për ukrainasit e bllokuar në qytet.
Rreth 100 mijë civilë janë ende brenda Mariupolit; “Shumë vende dhe organizata si Franca dhe Turqia dhe Kryqi i Kuq janë përpjekur të na ndihmojnë. Por asnjë mision nuk ka arritur kurrë drejtpërdrejt në Mariupol”.