BOTA, 15 Prill 2022, 14:59

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse qëllojnë autobusin me civilë, shtatë të vrarë dhe 27 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse qëllojnë autobusin me

Shtatë persona janë vrarë dhe 27 kanë mbetur të plagosur nga sulmi i forcave ruse në fshatin Borovaya, në Ukrainë.

Forcat ushtarake hapën zjarr ndaj autobusëve që transportonin civilë, shkruan Skynews.

Sipas informacioneve, autobusët po transportonin civilë në territorin e kontrolluar nga Rusia në atë kohë.

Dmytro Chubenko, zëdhënës i rajonit të Kharkiv tha se Ukraina ka hapur hetim penale kundër Moskës për “shkelje të ligjeve të luftës”.