BOTA, 12 Tetor 2022, 12:45

Rusia goditi me raketa Ukrainën, aleatët dhe partnerët e NATO-s do të takohen sot në Bruksel

Rusia goditi me raketa Ukrainën, aleatët dhe partnerët e NATO-s

Më shumë se 50 vende do të mblidhen në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel sot për të diskutuar për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, dy ditë forcat ruse goditën me raketa qytete në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev, sipas skynews.

Mbledhja shënon takimin e parë të madh të NATO-s që kur Moska aneksoi disa territore ukrainase, njoftoi mobilizimin e pjesshëm ushtarak dhe kërcënoi se do të përdortë armë bërthamore- lëvizje që aleanca i ka klasifikuar si një përshkallëzim i qartë i luftës që filloi me pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.