TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord për nevojën e veprimit më vendimtar kundër emigracionit të paligjshëm, veçanërisht përmes kalimeve me varka të vogla nëpër Kanalin e La Manshit.
Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë britanike, gjatë takimit të mbajtur sot në Londër, të dy liderët theksuan se kalimet ilegale përbëjnë një kërcënim të përbashkët që kërkon zgjidhje të përbashkëta.
“U ra dakord që duhet bërë progres për masa të reja dhe novatore,” thuhet në deklaratë, duke përfshirë krijimin e një mekanizmi të ri ndalues për të goditur modelin financiar të rrjeteve kriminale që trafikojnë emigrantë me pagesa të larta.
Takimi vjen në një kohë kur emigracioni i parregullt mbetet një sfidë e madhe për të dyja vendet, sidomos gjatë verës, kur rriten ndjeshëm përpjekjet për kalime të rrezikshme përmes detit.