TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Jam i pakënaqur me presidentin rus, Vladimir Putin për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, pasi shumë nga të vrarët janë ushtarë rusë", tha sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një mbledhje të kabinetit, sipas “Reuters”.
“Po na thuhen shumë budallallëqe prej tij. Putin është shumë i sjellshëm gjatë gjithë kohës, por kjo rezulton të jetë pa kuptim”, tha Trump.
Ai shtoi se po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi SHBA-ja autorizoi dërgesat e reja të armëve mbrojtëse në Ukrainë.
Ndërkohë, një mbështetje të gjerë po merr në Senat – projektligji “Akt i Sanksioneve ndaj Rusisë 2025”, që parashikon tarifa 500% ndaj naftës, gazit dhe uraniumit rus.
Trump tha se po e sheh me shumë seriozitet këtë projektligj.