BOTA, 8 Korrik 2025, 20:54

Ndryshon kontrolli i sigurisë, udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më të heqin këpucët para se të hipin në avion

Ndryshon kontrolli i sigurisë, udhëtarëve nuk do t’u

Për herë të parë në pothuajse 20 vjet, udhëtarët mund të mos jenë më të detyruar të heqin këpucët gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroportet e SHBA-së, sipas AP.

Administrata e Sigurisë së Transportit po kërkon të heqë dorë nga hapi shtesë i sigurisë që për vite me radhë ka shqetësuar këdo që kalon nëpër aeroportet e SHBA-së.

Nëse zbatohet, kjo do t’i jepte fund një kontrolli sigurie të vendosur pothuajse 20 vjet më parë pas përpjekjes së dështuar të “bombarduesit me këpucë” Richard Reid për të rrëzuar një avion nga Parisi në Miami në fund të vitit 2001.

Buletini i udhëtimeve “Gate Access” ishte i pari që raportoi se do të ketë ndryshim të kontrollit të sigurisë.

“ABC News” raportoi se politika e re u lejon udhëtarëve të mbajnë këpucët e tyre gjatë kontrolleve standarde në shumë aeroporte të SHBA-së, duke filluar nga e diela.

Kjo do të zgjerohet së shpejti në të gjitha aeroportet. Plani është që ndryshimi të ndodhë së shpejti në të gjitha aeroportet e SHBA-së.

Udhëtarët, më parë mund të anashkalonin kërkesën shtesë të sigurisë nëse merrnin pjesë në programin TSA PreCheck, i cili kushton rreth 80 dollarë dhe zgjat pesë vjet.

Programi u lejon pasagjerëve të linjave ajrore të kalojnë gjatë procesit të kontrollit pa hequr këpucët, rripat ose xhaketat e lehta.

Udhëtarët që janë 75 vjeç ose më të vjetër dhe ata 12 vjeç ose më të rinj nuk janë të detyruar të heqin këpucët në pikat e kontrollit të sigurisë.

TSA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende ndryshimin e raportuar të kontrollit të sigurisë.