TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy kryetarë bashkie nga Partia Popullore Republikane (CHP), partia kryesore e opozitës në Turqi, në provincën e Antalias janë arrestuar me akuza për korrupsion, njoftuan sot media shtetërore dhe qeveria.
Ministria e Brendshme njoftoi sot në platformën X se kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Bocek, ishte shkarkuar për shkak të arrestimit të tij. Bocek i mohoi akuzat në X.
Ai dhe dy kryetarë të tjerë bashkie të CHP-së u arrestuan të shtunën.
“Një tjetër kryetar bashkie i CHP-së nga rajoni Manavgat, në Antalya u arrestua. Niyazi Nefi Kara përballet me akuza për marrjen e ryshfeteve”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Aktualisht, 15 kryetarët e bashkive të CHP-së, ndodhen në paraburgim – përfshirë kryetarin e njohur të Stambollit dhe ish-kandidatin presidencial Ekrem Imamoglu, i cili gjithashtu është shkarkuar nga detyra.
Opozita i sheh arrestimet si të motivuara politikisht.