BOTA, 3 Mars 2022, 13:33

Sot takimi i dytë me palën ruse, delegacioni i Ukrainës publikon foto nga helikopteri

Sot takimi i dytë me palën ruse, delegacioni i Ukrainës publikon

Grupi ukrainas është nisur për të shkuar në vendin e takimit me palën ruse në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Lajmin e bën me dije Mikhail Podolyak, anëtar i delegacionit ukrainas, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky i cili ka publikuar pamje nga helikopteri.

“Negociatat me Rusinë. Tashmë në helikopterë. Do të fillojmë pas disa orësh” , shkroi në Twitter ai.

Përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia, tha se gjatë negociatave me Rusinë, pala ukrainase synon të diskutojë korridoret humanitare.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov tha se nëse do të kishte Luftë të tretë botërore, do të ishte luftë bërthamore.

“Nëse Perëndimi na sulmon, ta mendojmë me kujdes”.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Zelenksy tha se bombardimet e qyteteve të Ukrainës nuk kanë ndalur që nga mesnata.

Katër shpërthime të fuqishme janë regjistruar gjatë orëve të fundit në Kiev. E paqartë nëse ka viktima. Situata po bëhet edhe më e vështirë në ditën e tetë të luftës.