TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas sanksioneve të Perëndimit, ekonomia ruse ka filluar të lëkundet ndjeshëm dhe të marrë goditje serioze. Sipas Kremlinit zyrtar, ekonomia ruse po merr “goditje serioze” si pasojë e izolimit në rritje pas sanksioneve të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Apple, ExxonMobil, Ford, Boeing dhe Airbus iu bashkuan listës së kompanive që vendosën të mbyllnin ose pezullonin tregtinë e tyre në Rusi në përgjigje si masë ndaj pushtimit rus të Ukrainës, transmeton CNN. Këtyre iu shtuan edhe sanksionet e tjera perëndimore që pasuan, ku krahu evropian i bankës më të madhe ruse u shemb pas një rrjedhjeje të depozitave të saj.