BOTA, 20 Prill 2023, 14:54

UFO mbi Kiev? Qielli ndriçohet nga drita verbuese, çfarë thotë NASA-s dhe Agjencia Hapësinore e Ukrainës

UFO mbi Kiev? Qielli ndriçohet nga drita verbuese, çfarë

Një fenomen i çuditshëm është regjistruar në qiell në Kiev. Mësohet se qielli është ndriçuar nga një blic drite mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë që ky fenomen ka nxitur mediat sociale në një sërë spekulimesh se një satelit i rrëzuar ose edhe alienët mund të jenë përgjegjës.

Katër video të shkurtra të postuara në një kanal Telegram nga gazetari dhe blogeri Anatolii Sharii treguan qiellin të ndriçuar papritur nga një dritë verbuese.

Po ashtu në një prej videove, një objekt flakërues dukej se po përplasej me tokën. Pamjet nxitën disa meme rreth alienëve dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Administrata ushtarake e qytetit të Kievit, duke cituar atë që e quajti informacionin paraprak, fillimisht pretendoi se ishte një satelit i NASA-s i rrëzuar.

Një zëdhënës i NASA-s e mohoi këtë, duke thënë se dukej se kishte një konfuzion në lidhje me një njoftim të mëparshëm që agjencia kishte bërë për nxjerrjen nga përdorimi të një sateliti në pension.

Forcat Ajrore të Ukrainës, përgjegjëse për rrëzimin e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Rusia, thanë se një satelit ose një meteorit mund të jetë përgjegjës. “Ju lutemi mos përdorni simbolet zyrtare të forcave ajrore për të krijuar meme që armiku t’i shijojë!” thuhet në një mesazh.