TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit të të rinjve në Itali, ku një gjyqtare e re femër ka qenë viktimë e fyerjeve, kërcënimeve dhe ofendimeve të rënda nga drejtuesi i klubit Sporting Terni, gjatë një ndeshjeje të kategorisë nën 17 vjeç.
Sipas vendimit të gjyqtarit sportiv, gjatë pushimit mes pjesëve, drejtuesi në fjalë është futur në dhomën e zhveshjes së gjyqtares, duke i kontestuar vendimet me zë të lartë, ndërsa regjistronte bisedën me telefon.
Pas ndërprerjes së regjistrimit, ai ka shpërthyer në ofendime të rënda, përfshirë fjalinë: “Duhet të kishe vdekur që e vogël” dhe “Duhej të përfundoje si Ilaria“, duke iu referuar qartazi vrasjes makabre të 22-vjçares shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra nga ish i dashuri i saj.
Si rrjedhojë e sjelljes së tij, sipas ANSA-s, drejtuesi është përjashtuar nga çdo aktivitet sportiv deri më 31 dhjetor 2028, një dënim i ashpër por i justifikuar, duke marrë parasysh tonin e dhunshëm dhe përmbajtjen e fjalëve të përdorura.
Në dokumentin zyrtar thuhet gjithashtu se ai ka deklaruar: “Në këtë pikë, duhet nxjerrë thika”.
Por ngacmimet nuk u ndalën me kaq. Edhe pas përjashtimit dhe nxjerrjes jashtë fushës, ai vazhdoi të tallej me gjyqtaren nga jashtë stadiumit, duke i drejtuar asaj fjalë ofenduese dhe duke simuluar lehjen e një qeni, në një përpjekje për ta denigruar.
Gjatë pushimit të pjesëve, gjyqtarja kishte dëgjuar edhe fyerje të rënda me përmbajtje seksiste dhe kërcënime që vinin nga dhoma e zhveshjes së Sporting Terni, e identifikuar qartazi pasi flitej për rezultatin negativ të ekipit, që në atë moment humbiste 0-3.
Klubit Sporting Terni i është vendosur një gjobë prej 500 eurosh, për moskontrollin e sjelljes së përfaqësuesit të vet dhe për klimën e dhunshme që u krijua rreth ndeshjes. Ndeshja përfundoi me fitoren e Sangemini Sport, 4-0.