BOTA, 27 Janar 2023, 11:34

Shefi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro që u kap pas shumë vitesh në arrati kërkon vazhdimisht një gjë. Ja fjalët e tij

Shefi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro që u kap pas shumë vitesh

“Unë nuk kam marrë kulturë arsimore por kam lexuar qindra libra, ndaj jam i informuar për trajtimet, ju lutem mund të trajtohem me barna dhe terapi më të mira”.

Këtë kërkesë ka përsëritur disa herë shefi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, me tone të qeta dhe të përzemërta, që kur është mbyllur prej dhjetë ditësh në burgun e sigurisë maksimale në L’Aquila.

Për mjekët dhe stafin e burgut, të vetmit me të cilët lejohet të flasë nën regjimin 41bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

Mediat italiane thonë se Messina Denaro është në gjendje të mirë aktualisht pas kimioterapisë së parë, dhe onkologët planifikojnë të bëjnë seancën e dytë brenda javëve në vijim.

Bossi i mafies italiane, njeriu më i kërkuar në Itali, i cili u kap pas shumë vitesh në arrati, i është nënshtruar kimioterapisë së parë dhe mjekët që po e trajtojnë, e kanë  siguruar atë se procedurat e fundit po ndiqen sipas protokolleve ndërkombëtare.

Pas arrestimit të Totò Riinas më 15 janar 1993, Messina Denaro u bë udhëheqësi i padiskutueshëm i “Cosa Nostra”. Ai nuk kishte asnjë alternativë tjetër, pasi ishte “delfini” i tij.