BOTA, 26 Janar 2023, 14:09

Gjykata e BE: Mbledhja e të dhënave biometrike të qytetarëve nga policia është e paligjshme

Gjykata e BE: Mbledhja e të dhënave biometrike të qytetarëve

Mbledhja sistematike e të dhënave biometrike për çdo person të akuzuar më parë për kryerjen e qëllimshme të një vepre penale bie ndesh me kërkesën për të siguruar mbrojtje kundër përpunimit të të dhënave të ndjeshme personale.

Ky ishte vendimi i Gjykatës së Bashkimit Europian në Luksemburg.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së BE-së, autoriteti kompetent i shtetit anëtar duhet të vendosë dhe të demonstrojë, nga njëra anë, se kjo gjë është absolutisht e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve specifike të ndjekura dhe, nga ana tjetër, se është nuk është e mundur të arrihen këto qëllime me masa që përbëjnë një ndërhyrje më pak serioze në të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, thekson se koncepti “vepra penale e kryer me dashje” ka karakter veçanërisht të përgjithshëm dhe mund të zbatohet për një numër të madh veprash penale, pavarësisht nga natyra.