BOTA, 29 Gusht 2022, 11:21

SHBA/ U qëlluan me armë jashtë hotelit, ndërron jetë një prej ushtarëve holandezë

SHBA/ U qëlluan me armë jashtë hotelit, ndërron jetë

Ushtari holandez, i cili u qëllua jashtë një hoteli në Indianapolis, ka ndërruar jetë.

Ai ishte një nga 3 ushtarët holandezë që u plagosur me armë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes, dy ushtarët e tjerë ndodhen në spital në gjendje të qëndrueshme. Ata kishin shkuar në SHBA për stërvitje dhe ishin jashtë shërbimit kur u qëllua me armë. Policia thotë se të shtënat erdhën pas një trazire në qendër të Indianapolis, por dha pak detaje.

Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi rreth orës lokale 03:30 të mëngjesit të së shtunës jashtë hotelit Hampton Inn, ku tre ushtarët ishin akomoduar.

Të shtënat erdhën pas një grindje që ndodhi në qytet më herët, ku u përfshinë disa persona. Zyrtarët holandezë të mbrojtjes konfirmuan se ushtarët kishin qenë jashtë detyrës në kohën e sulmit dhe se familjet e tyre ishin njoftuar.

Sipas agjencisë së lajmeve AP, Garda Kombëtare e Indianës tha se ushtarët ishin trajnuar në Qendrën e Trajnimit Urban Muscatatuck përpara se të vizitonin kryeqytetin e shtetit të Indianës.

Përveç përdorimit nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së, qendra ushtarake e Indianës përdoret edhe nga forcat e armatosura të aleatëve ndërkombëtarë të SHBA-së për qëllime stërvitore.