BOTA, 21 Maj 2025, 19:43

SHBA/ Trump i bën “pritë” presidentit të Afrikës së Jugut duke shfaqur video që pretendojnë “gjenocid” ndaj të bardhëve

SHBA/ Trump i bën “pritë” presidentit të Afrikës

Presidenti Donald Trump i ka zënë pritë Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke i shfaqur video, të cilat ai pretendonte se kishin të bënin me akuzat për gjenocid në Afrikën e Jugut.

Presidenti amerikan po priste udhëheqësin e Afrikës së Jugut, i cili u ul në heshtje ndërsa u transmetuan pamjet, dhe zoti Ramaphosa më vonë tha: “Do të doja të dija se ku është kjo sepse këto videot nuk i kam parë kurrë”.

U shfaqën video të zyrtarëve të Afrikës së Jugut që dyshohet se bënin thirrje për dhunë kundër fermerëve të bardhë.

Trump tha në takim: “Këta janë njerëz që janë zyrtarë dhe po thonë… vritni fermerin e bardhë dhe merrni tokën e tyre.”

Presidenti amerikan u tregoi gjithashtu gazetarëve një numër artikujsh lajmesh, të cilët ai tha se ishin nga ditët e fundit të “vdekjes së njerëzve, vdekjes, vdekjes, vdekjes, vdekjes së tmerrshme, vdekjes”.

Trump tha: “Shikoni këtë titull, një çift i bardhë nga Afrika e Jugut thotë se u sulmuan dhunshëm.”

Ai shtoi në një artikull tjetër: “Këtu ka varre kudo, të gjithë janë fermerë të bardhë që po varrosen.”

Dhe duke shfletuar artikujt, ai tha se ato ishin të njerëzve që “u vranë së fundmi dhe nuk e di se si mund të përkeqësohet më shumë”.

Ramaphosa u përgjigj: “Ajo që patë, fjalimet që po mbaheshin, nuk është politikë qeveritare.

Ne kemi një demokraci shumëpartiake në Afrikën e Jugut që u lejon njerëzve të shprehen, partive politike t’i përmbahen politikave të ndryshme. Dhe në shumë raste ose në disa raste, këto politika nuk shkojnë së bashku me politikën qeveritare.”

“Politika jonë qeveritare është plotësisht, plotësisht kundër asaj që ai [një person në videomontazh] po thoshte. Edhe në parlament. Dhe ata janë një parti e vogël minoritare që lejohet të ekzistojë sipas kushtetutës sonë.”