TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas protestës ndërkombëtare, si dhe pezullimit të bisedimeve të tregtisë së lirë nga Bashkimi Evropian dhe Britania, Tel Avivi jo vetëm që nuk po tërhiqet, por po intensifikon sulmet.
Kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu urdhëroi kthimin nga Doha të një pjese të delegacionit që po negocionte marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve, me njoftimin nga Zyra e Kryeministrit Izraelit që deklaronte:
“Pas rreth një jave bisedimesh intensive në Doha, ekipi i lartë negociator do të kthehet në Izrael për konsultime, ndërsa përfaqësuesit në nivel pune do të qëndrojnë në Doha për momentin.”
“Izraeli pajtohet me propozimin amerikan për kthimin e pengjeve, i cili bazohet në kuadrin e Witkoff”, shtohet në deklaratë, duke iu referuar propozimit të të dërguarit amerikan Steve Witkoff për një armëpushim afatshkurtër në këmbim të rreth gjysmës së pengjeve të gjalla që mbahen nga Hamasi në Gaza.