TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Sapo fola në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po koordinojmë me kujdes lëvizjet tona të mëtejshme, pasi sapo miratuam edhe paketën e 17-të të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë", shkroi në rrjetet sociale nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
”Një paketë e 18-të me sanksione të mëtejshme më të ashpra është duke u përgatitur. Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim”, shkroi Von der Leyen.
Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan sot paketën e 17-të të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“Masat e reja ndëshkuese synojnë gati 200 anije ruse të të ashtuquajturës “flotë hije”, tha Kallas.
Këto anije – shpesh të pasiguruara – me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore të çmimeve të naftës.
“Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces”, shtoi ajo.
“Sa më shumë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha Kallas.