TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vitaly Nikolaevich Shapovalov, oficer i lartë i Forcave të Armatosura Ruse, u vra nga Forcat e Armatosura të Ukrainës më 11 maj.
Diktatori rus, Vladimir Putin ka humbur një nga snajperistët e tij më të famshëm pasi u vra në luftën në Ukrainë.
Oficeri i lartë i Gardës Vitaly Shapovalov, 51 vjeç, është përshkruar si “legjenda e snajperimit” pas vdekjes së tij. Ushtari vdiq në qytetin Chasiv Yar, i cili ndodhet në rajonin e Donetsk. Mbetet e paqartë se si vdiq.
Oficeri 51-vjeçari ishte nderuar me një numër dekoratash shtetërore në të kaluarën nga vetë Putin, shkruan The Mirror.
Shapovalov mbante gradën e oficerit të lartë, kishte marrë pjesë në fushata ushtarake në Çeçeni (pesë turne shërbimi nga gjashtë muaj secili) dhe kishte qëndruar dy vite në Siri.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, ushtari rus vazhdoi shërbimin në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse.
Më 11 maj të këtij viti, ai u vra “gjatë kryerjes së një detyre luftarake”.
Ndryshe, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet ta dekorojë pas vdekjes me titullin Hero i Rusisë, nderimi më i lartë shtetëror.
On May 11, Second Lieutenant Vitaly Nikolaevich Shapovalov, 51 years old, a reconnaissance sniper of the Russian army special forces, died during a combat mission. As a man with 20 years of experience in combat and having appeared many times in the Middle East and Africa,… pic.twitter.com/zQM81L7ThT
— Uncensored News (@uncensorednews9) May 19, 2025