TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.
Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.
Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.
Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare.