BOTA, 30 Qershor 2022, 15:06

Ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë/ Macron: Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje

Ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë/

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ndjen se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun, por gjithashtu të zhbllokojë edhe rrugën e Shqipërisë drejt BE.