TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Politika italiane dhe jo vetëm u trondit sot nga një lajm i hidhur, ai i ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie.
Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur të gjithë popullin italian. Prezantuesja italiane e Mediaset, Federica Panicucci është përlotur teksa ka dhënë lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit italian.
“Nuk mundem të vazhdoj, nuk mundem të flas. Sapo e morëm vesh, Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë. Të lutem koleg vazhdo ti”, tha gazetarja.