BOTA, 12 Qershor 2023, 20:21

Berlusconi do të përcillet drejt banesës së fundit, Italia shpall ditë zie të mërkurën

Berlusconi do të përcillet drejt banesës së fundit, Italia

E mërkura do të jetë ditë zie kombëtare për Italinë, ditë në të cilën do të përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministrit Silvio Berlusconit.

Bëhet me dije se ceremonia e lamtumirës së fundit për Berlusconin do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale, në Katedralen e Milanos. Siç njoftoi qeveria italiane, nga sot deri pasnesër flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike të vendit dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Silvio Berlusconi, ka vdekur sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Lideri i Forza Italia vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare dhe ishte shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano më 9 qershor. Më herët, këtë vit ai qëndroi për 45 ditë në spital dhe doli më 19 maj.

Themeluesi i grupit televiziv Mediaset dhe i Forza Italia, ai ishte për më shumë se 25 vjet një figurë qendrore dhe kontroverse në politikën italiane dhe evropiane.