BOTA, 21 Qershor 2022, 22:50

Rusët bombardojnë zona të banuara në Kharkiv, pesë viktima dhe 11 të plagosur

Rusët bombardojnë zona të banuara në Kharkiv, pesë

Forcat ruse kanë bombarduar të martën mbrëma qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivin.

Këtë herë, në shënjestër të pushtuesit ishin zona të banuara dhe industriale nëpër qytet, sipas Serhii Bolvinov, kreut të Departamentit Hetimor të Policisë Kombëtare në Kharkiv.

Si pasojë e bombardimeve mbetën të vrarë pesë persona dhe 11 të plagosur.

Përveç atyre që vdiqën në Kharkiv, katër persona të tjerë u vranë në qytetet dhe fshatrat përreth, duke përfshirë një vajzë 8-vjeçare. Zyrtarët ukrainas raportuan rritje të bombardimeve ruse gjatë natës rreth zonës.