TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegacionit të Moskës dhe Kievit javën që vjen. Takimi, që do të bëhet me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Ankarasë, do të ketë në fokus zhbllokimin e rrugëve të transportit të grurit nga deti.
Lajmin e bën të ditur CNN Turqi, duke cituar burime nga presidenca turke. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjithashtu pritet që të jetë i pranishëm në mbledhje.
Ndërkohë, kujtojmë se këtë javë, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë do të shkojë në Rusi. Qëllimi i vizitës do të jetë për të biseduar mbi krijimin e një korridori në Detin e Zi përmes të cilit do të eksportohet grurin i bllokuar në portet e Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja turke Haberturk, duke cituar burime nga presidenca.