BOTA, 21 Qershor 2022, 10:52

Suedi, sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për disa persona të lënduar

Suedi, sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet

Disa persona janë lënduar nga një sulm me thikë, të martën në një qendër tregtare në qytetin Vesteras në Suedi.

Dy prej tyre janë dërguar në spital, ndwrsa për njërin raportohet se ka lëndime serioze.

Policia ende nuk ka kapur asnjë të dyshuar lidhur me rastin, shkruan “Daily Mail”

“Ne kemi marrë disa telefonata për një kohë shumë të shkurtër duke na njoftuar se janë disa të lënduar”, ka thënë Magnus Jansson Klarin, zëdhënës i Policisë.

Sipas njoftimit të policisë, personat janë lënduar nga një mjet i prehtë, që dyshohet të jetë thikë.

Rasti po hetohet si tentativë për vrasje.